Ish-presindeti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole.
Ai me anë të një postimi ka thënë se, ai ishte i veçantë në gjithçka, prej heroizmave dhe trimërive personale që i dhanë shëmbëlltyrën e një heroi të vërtetë, e që Bob Dole mbetet shembull unikal karrshi sfidave të shumta që i kapërceu me sukses.
“Mësimet dhe urtia e tij më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
U prehsh në paqe, mik i madh i shqiptarëve!
Është lajm i dhimbshëm shkuarja në amshim e Senatorit Robert Dole, njeriu që gjithë jetën e tij të gati plot një shekulli e qoi në luftë për paqe, drejtësi dhe liri njerëzore, jo vetëm në vendin e tij të bekuar, por u angazhua për lirinë e popujve të shtypur siç ishim ne - shqiparët e Kosovës.
Ishte i veçantë në gjithçka, prej heroizmave dhe trimërive personale që i dhanë shëmbëlltyrën e një heroi të vërtetë, Bob Dole mbetet shembull unikal karrshi sfidave të shumta që i kapërceu me sukses.
Kosova i është përherë mirënjohëse kontributit të tij në kuftën për lirinë dhe pavarësinë e saj!
Pata privilegjin ta takoj shumë herë, edhe për të gjallë të Presidentit Rugova e edhe në periudha të mëvonshme.
Mësimet dhe urtia e tij më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme.
Zoti e bekoftē Senatorin Bob Dole!
Zoti i bekoftë SHBA-të!