Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media gjatë së dielës, ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që kufizimet të ashpërsohen, në varësi të situatës me pandeminë.
Latifi ka bërë të ditur se do të ketë masa të reja anti-Covid për ata që hynë në territorin e Kosovës.
Masat e reja janë këto:
1.Të gjithë personat duhet të kenë ceritifkatën e vaksinimit, kush ka një dozë, duhet të ketë testin se e ka kaluar Covidin.
2. Nga 3 janari, do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.
3. Për të evituar ngarkesën spitalore, mbylljen e shkollave, ekonomisë, udhëtarët që përdorin transportin publik dhe privat, nxënësit, shfrytëzuesit e qendrave tregtare, duhet t’u kërkohet vaksinimi i plotë, i pjesshëm por edhe testi PCR.
Latifi po ashtu nuk ka përjashtuar mundësinë për vendosjen e masave të reja.
“Masat e ndërmarra në afate kohore shërbejnë që të parandalohet dhe të kontrollohet Covidi në Kosovë, por nuk përjashtojnë marrjen e masave të reja në varësi të situatës”, ka thënë ai.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit ka thënë se Kosova pritet të përballet me katër rreziqe rreth Covid, një ndër to edhe varianti “Omicron”.