Xhafer Tahiri në një ceremoni ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Ky i fundit premtoi se do t’i përfundojë të gjitha projektet e mbetura në gjysmë.
Ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri pas dorëzimit të detyrës, i uroi Idrizit suksese në qeverisjen e tij, duke thënë se kryetari i tanishëm do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.
Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Në shkresën e ish- kryetarit të Vushtrrisë drejtuar komunës, thuhet se ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.
Ndryshe, me dorëheqje shihet Xhafer Tahiri kishte dalë bartës i listës së LDK-së për asamblistë vetëm sa për t’i motivuar bashkëpartiakët e tij në garën e 17 tetorit.