Kuvendi Komunal i Gjakovës sot po mbanë ceremoninë inauguruese.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka fituar në zgjedhjet e fundit ka propozuar Arbënesha Kuqin e PDK-së për kryetare të Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Kuqi, në këto zgjedhje ka kandiduar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për të parën e kësaj komune.
Mirëpo, ajo nuk ka arritur ta fitoj këtë komunë.
AAK dhe PDK kanë lidhur koalicion në Gjakovë.