Krerët e institucioneve të vendit, kanë vendosur sot kurora lulesh dhe bënë homazhe tek busti i senatorit Bob Dole, me rastin e ndarjes së tij nga jeta.
Kryeministri Kurti tha se përkulen para jetës dhe veprës së tij, për shkak të kontributit që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq presidentja e vendit Vjosa Osmani, u shpreh se sot bënë homazhe duke i dhënë lamtumirë njërit prej miqve më të jashtëzakonshëm të Kosovës.
Derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se Kosova dje e humbi njërin prej miqve më të mirë që pati, meqë në kohët më të rënda, qe senatori Bob Dole, ai që iu bë mik shqiptarëve.
”Kontributi i tij filloi qysh herët, gjatë procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Dhe shqiptarët ishin në gjendje shumë të rëndë ku kishin nevojë për një mik të vërtetë. Populli i Kosovës por dhe kombi shqiptar në përgjithësi, do të jetë mirënjohës për jetën dhe veprën e senatorit të Bob Dole”, u shpreh Konjufca.