Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara Avni Spahiu, ka kujtuar viziten e parë të senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai në emisionin Info Magazine tha se në atë kohë senatori Bob Dole, në fjalimin e tij ishte i shkurtër duke thënë se gjendja e cila mbretëronte dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që bëheshin nga okupatori serb ishin të papranueshme.
“Në fjalën e tij të rastit senatori Bob Dole, ishte shumë i shkurtër duke thënë se ata ishin këtu për të parë atë që po ndodhte në Kosovë. Dhe nga kjo se çka kishte parë dhe dëshmuar kjo gjendje nuk është e pranueshme dhe se këto do të ngriteshin në Kongresin Amerikane”.
Spahiu theksoi se kërkesat kryesore të liderëve të atëhershëm të Kosovën ishin: Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
“Kanë qenë kërkesa të gjitha të njëzëshme. Liderët paraqiten pikëpamjet e tyre për atë se çka po ndodhte në Kosovë dhe paraqiten kërkesat e tyre tashmë të njohura si: Liri, Pavarësi, Demokraci.
Sipas tij lidershipi i vendit tonë i ofruan senatorëve dëshmi të gjalla lidhur me atë se çka po ndodhte në Kosovë.
Kryetari Rugova, pastaj doktor Qosja, Adem Demaçi, pastaj Fehmi Agani, dhe Veton Surroi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, ju ofruan dëshmi të gjalla senatorëve amerikanë lidhur me atë se çka po ndodhë në Kosovë”.
Bob Dole, vdiq dje në moshën 98 vjeçari.
Dole ishte mik i madh i Kosovës i cili ndihmoi vendin tonë për liri dhe pavarësi.
Ai e vizitoi për herë të parë Kosovën më gusht të vitit 1990-të.
Misioni i tij ishte për të mbledhur dëshmi për gjendjen e cila mbretëronte në atë kohë në Kosovë.