Faruk Ajeti, e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.
Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ajeti thotë se ky është një nder i madh për të.
Diplomati kosovar thotë se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“- ka shkruar ai.