Kundër kandidatet e Përparim Ramës, në zgjedhjet e fundit lokale Uran Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Arbren Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kryetarit të Prishtinës.
I vetmi i cili është i pranishëm në sallë është ish kandidati nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti si dhe ish nën kryetari Selim Pacolli.
Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka filluar në orën 10:25.
Aty janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i ri, Përparim Rama.