‘Shpërthen’ avokati Gazmend Halilaj, tregon si politikanët në Kosovë kërkonin pëlqimin e ministrit të kasapit të Ballkanit

Aktuale

‘Shpërthen’ avokati Gazmend Halilaj, tregon si politikanët në Kosovë kërkonin pëlqimin e ministrit të kasapit të Ballkanit

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:38
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, përmes një shkrimi në facebook, ka shpërthyer me akuza kundër politikanëve në Kosovë.

Ai shkruan se, duhet të njoftohen gjeneratat e reja që Kosova në kohë paqe e coptoi territorin e saj.

Tutje, në këtë shkrim Halilaj, shprehet se, Kosova është i vetmi vend në botë që për çështje të brendshme kërkonte pëlqimin nga Aleksandër Vuçiqi, siç shprehet ai, nga ministri i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Avokati shkruan se, Kosova gjithashtu është i vetmi vend në botë që institucionet e drejtësisë u gjunjëzuan para atyre që kryenin vrasje të intelektualëve.

Reagimi i plotë:

Miq të dashur, njoftoni gjeneratat e reja që: në (20) vitet e pas luftës i vetmi vend në botë që coptoi territorin e saj në kohë -PAQE ishte Kosova.

I vetmi vend në botë, që propozoi krijimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive brenda territorit të saj ishte Kosova.

I vetmi vend në botë që, për çështje të brendeshme kërkonte pëlqimin nga ministri i kasapit të Ballkanit A.Vuçiq.

I vetmi vend në botë që, për 20 vite pas lufte institucionet e drejtësisë u gjunjëzuan para atyre që kryen seri të vrasjeve të Intelektualëve te saj “vetëm pse mendonin ndryshe”.

I vetmi vend në botë që, pas përjetimit të luftës - spastrimit etnik dhe genocidit, nuk mori guximin ta padisë agresorin, e as të kërkoj me ngulm gjetjen dhe kthimin e mbi 1600 personave të zhdukur.

Historianët duhet që, në fillim të çdo libri t’i kushtojnë Kapitull të veçantë kësaj çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat