Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook, shkruajnë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po bën ‘luftë’ kundër Amerikës.
Kjo familje thotë se Ramush Haradinaj duhet ta dëshmojë se vërtetë është pro-amerikan.
Në reagimin e familjes Imeri, tutje me ironi pyesin se ‘kur po lëshohet Kadri Veseli nga Haga?”
Postimi i plotë:
Nuk kemi arsye që t'u besojmë opozitarëve se ndreqen bile edhe 10 vite.
Ramush Haradinaj duhet ta dëshmojë se vërtetë është pro-amerikan.
Sepse në njërën anë thotë që është proamerikan e në anën tjetër bën 'luftë' kundër Amerikës..........!
E e din Ramboja se Amerika nuk i han foret gllogjanlive?😅
Kur po lëshohet Kadri Veseli prej Hage, a din kush?