Sot, në ambientet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovë, u mbajt takimi i dytë i ekipit teknik ndërministror për procesin e hartimit të Skemës së Garancisë për të Rinj të udhëhequr nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat kryesore në kontekst të Skemës së Garancisë për të Rinj, legjislacioni aktual i fushës së punësimit, aftësimit dhe rinisë.
Si dhe programet aktuale që ofrohen dhe kapacitetet institucionale të ministrive dhe agjencive për zbatim të kësaj skeme.