​Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Aktuale

​Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për përgatitjen e seancës se ardhshme plenare.

Rendi i ditës:

- Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

- Përgatitjet për seancën e radhës:

- Deklarimet jashtë rendit të ditës,

- Pyetjet parlamentare,

- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,

- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,

- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Kosovës dhe SHBA-së,

- Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë,

- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,

- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bujqësi dhe zhvillim rural,

- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për 2022,

- Shqyrtimi i Raportit vjetor të KQZ-së për 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat