Abelard Tahiri nga PDK ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës është caktuar për të hënë nga ora 11:00.
Pas kësaj ai ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
“Nuk kemi parë asgjë të re nga Kurti në Bruksel. Është vazhdimësi e asaj që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka fituar mandatin”.
“Kur është vendosur fusnota ka pasur reagim të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, por para përfaqësimit në këtë konferencë nuk e pamë që e ka ngrit si shqetësim”.
“Kurti nuk ka pasë mundin që ta ngrit këtë çështje. Nga e thënë në të bërë qëndron një mal i tërë për Kurtin”.