Një nga ngjarjet për të cilat është shkruar jo pak për luftën, është ajo e vrasjes së Ilir Konushecit, gjatë luftës në vitin 1998 në Shqipëri.
Për vrasjen e Ilirit ka disa versione, të botuara, të cilat megjithatë nuk i ndryshojnë të dhënat thelbësore, si vendin, kohën, rrugën që kanë ndjekur, dhe njerëzit që e kanë bërë udhëtimin.
Vetëm në një variant thuaja del, se në fakt armatimin që e kishte nisur Iliri me Hazir Malën, po përcillej edhe nga një pararojë, e dy agjentëve të SHIK-ut të Shqipërisë.
Ajo ishte një ngjarje e frikshme, që ia kallte datën, shqiptarëve të devotshëm që donin të luftonin vërtetë me armiqtë e tyre, Serbinë, e armatosur fuqishëm, por që mbi të gjitha nuk i kursente as vrasjet e fëmijëve në djep, dhe djegien e njerëzve të gjallë.
Pas luftës nuk është ndërmarrë asnjë hetim, nga asnjë institucion, për aq sa dihet.
Një nga ngjarjet për të cilat është shkruar jo pak për luftën, është ajo e vrasjes së Ilir Konushecit, gjatë luftës në vitin 1998 në Shqipëri.
Për vrasjen e Ilirit ka disa versione, të botuara, të cilat megjithatë nuk i ndryshojnë të dhënat thelbësore, si vendin, kohën, rrugën që kanë ndjekur, dhe njerëzit që e kanë bërë udhëtimin.
Vetëm në një variant thuaja del, se në fakt armatimin që e kishte nisur Iliri me Hazir Malën, po përcillej edhe nga një pararojë, e dy agjentëve të SHIK-ut të Shqipërisë.
Ajo ishte një ngjarje e frikshme, që ia kallte datën, shqiptarëve të devotshëm që donin të luftonin vërtetë me armiqtë e tyre, Serbinë, e armatosur fuqishëm, por që mbi të gjitha nuk i kursente as vrasjet e fëmijëve në djep, dhe djegien e njerëzve të gjallë.
Pas luftës nuk është ndërmarrë asnjë hetim, nga asnjë institucion, për aq sa dihet. Pista më e dyshimtë për vrasjen e Konushecit, mbetet përplasja për prishjen e tregut të armëve. Ilir Konusheci, i takonte ‘grupimit’ (të pastrukturuar dhe që mund të ndodheshin në çdo grup të vërtetë) që për luftën duhej të jepje gjithçka. Ishin të tjerët, një pakicë e vogël, që luftën e shihnin si shans për fuqi, për pushtet dhe për para.
Prita
Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Mala u vranë me 9 maj të vitit 1998, në Bajram Curr të Shqipërisë afër fshatit të vogël Miliskaje, në aksin rrugor Qafe Mali-Bajram Curr.
Ata ranë në një pritë, që mendohej se ishte e një bande të armatosur, por që ua mori jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevcit dhe mjekut tropojan Hazir Mala.
Ilir Konushevci, që kishte nofkën e luftës “Mërgimi” ishte njëri nga furnizuesit kryesor me armë të grupeve. Ai njihet se kishte një miqësi të fortë me haklajt, gjë që i mundësonte kalimin e arsenalit luftarak deri në kufi me Kosovën.
Sipas dëshmitarëve të kohës, që ishin pjesë e këtyre ngjarjeve drejtpërdrejt apo indirekt, ish kryeministri i Shqipërisë së asaj kohe, Fatos Nano, nuk e lejonte asnjë qarkullim armësh pa e mbledhur haraçin, akuzë kjo e ngritur nga Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i LPK-së, dhe njëri prej atyre që me libra dhe shkrime zhvillimet i tregojnë më shumë sipas retrospektivës.
Po, nëse se ende nuk dihet se kush e porositi vrasjen e Ilir Konushecit, të paktën tashmë dihet se kush e ndaloi zbulimin e krimit. Sipas Ibrahim Kelmendit, i cili e fajëson Nanon, se e pengonte luftën duke kërkuar haraç për çdo armatim, ishte po Nano, ai që urdhëroi të mos hetohej vrasja e Konushecit dhe Shalës.
“Pikërisht Nano i ka dhënë urdhër Kryeprokurorit, që të mos hetohet vrasja në pritë që u është bërë Komandantit Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Mala, më 9 maj 1998, nga shoferi i shefit të policisë së Bajram Currit, tropojanit Bislim Demiri...”, shkruan Ibrahim Kelmendi, në një letër publike, të para pak ditëve.
Versioni i New York Times-it
Versionin e parë e jep gazetari amerikan David Wallsh në New York Times, në artikullin "Udhëheqësi i UÇK-së urdhëron ekzekutimin e rivalëve, thonë komandantët rebelë", i cili mban datën 29 qershor.
Sipas informacioneve të autorit, Iliri ishte përplasur me Xhavit Halitin, përkatësisht e kishte akuzuar se grupi i tij, po bënte luftë për përfitime nga armët. Kjo akuzë mund të çonte në prishjen e çmimit për shitjen e armatimit. Sipas këtyre burimeve grupi i Thaçit, një kuti granata e blinte me 2 dollarë dhe e shiste gati katërfish më shtrenjtë, 7 dollarë.
“Artikulli i Times raporton se në prill 1998 një komandant rebel që kishte transportuar shumë nga armët e akuzoi Halitin për përfitim. Komandanti akuzoi se krahu i djathtë i Thaçit po blinte kuti me granata për 2 dollarë për copë dhe i paguante lëvizjes 7 dollarë për çdo granatë. Komandanti, Ilir Konushevci, u zu në pritë dhe u vra disa ditë më vonë në një rajon të kontrolluar nga UÇK-ja në veri të Shqipërisë, në një vrasje për të cilën fajësoheshin serbët”.
Për vrasjen e Ilir Konushecit, është dyshuar më parë si porositës Xhavit Haliti nga Murat Jashari, tashmë i ndjerë.
Në letrën e tij me qindra pyetje për Xhavitin, veç tjerash thotë: "90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu? 91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?”
Sipas një version të botuar në "Zëri i Kosovës”, me titullin "Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”, dëshmitari e përshkruan kështu vrasjen: “Duke iu afruar me shumë fshatit Fierzë s’kanë pasur më shumë raste dhe I kanë zbritur nga makina duke I shtyrë drejt përroit të Poravës e aty kanë qëlluar barbarisht mbi ta!!. Mbaj mend si sot kur kam shkuar në Morgun e Spitalit që Iliri ka pas 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë apo këmbë, vetëm edhe dy vrima në krah të majtë. Nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë. Hazir Mala i ka dalë përpara për ta mbrojtur dhe i ka pas vrimat në të gjithë trupin, ndërsa Iliri më shumë ka pasë vrima në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit”.
Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 20 qershor 2011, i ka dorëzuar familjes Konushevci, urdhrin ‘Hero i Kosovës’ me të cilin nderonte dëshmorin, Ilir Konushevci.