Pas një priteje të gjatë, më në fund Ministria e Brendshme e Kosovës ka vendosur që të lëshojë letërnjoftimat për qytetarët e vendit tonë.
Ata kanë pranuar mesazhe në telefonin e tyre se letërnjoftimi është gati dhe se mund të shkojnë ta marrin në qendrën e aplikimit.
Kujtojmë që kohëve të fundit ka pasur mungesë së materialit për letërnjoftime.
Ndërkaq, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla ka deklaruar se deri në fund të vitit pritet të normalizohet pajisja e qytetarëve me letërnjoftime.