Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri e ka dhënë lajmin e mirë për podujevasit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se zona Ekonomike e Podujevës hyri në Buxhetin e 2022.
"Në kuadrin e amandamentimit të projektligjit për Buxhetin 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar amandametin tim, për Zonën Ekonomike në Livadicë/Merdar.
Ashtu, siç jam zotuar publikisht, që në çdo pozicion e kapacitet, do të angazhohem që t'i hapë prespektivë zhvillimore Podujevës. Unë humba garën, por fitova motivin nga njerëzit që së bashku t'i japim drejtim zhvillimit.
Në çdo mundësi, do të punoj pa ndal që Llapit t'i jepet ajo që meriton, ta bëjmë portën e zhvillimit. Ky është hapi i parë i rëndësishëm, nuk do të ndalemi", ka shkruar ai në Facebook.