Rexhaj komenton sanksionet e ShBA-së, për krerët serb të krimit të organizuar në Kosovë

Aktuale

Rexhaj komenton sanksionet e ShBA-së, për krerët serb të krimit të organizuar në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 00:33
Arbër Rexhaj.

Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë, të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Këtë e ka komentuar edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

“Është lajm i mirë të cilin sigurisht edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës e përshëndes mirëpo nuk ka qytetar i Republikës së Kosovës i cili nuk është ndjerë mirë me plot kuptim e fjalës sepse ktyre personave në fjalë is kanë parë sherrin te themi në thonjza e tërë Rebulika krejt qytetarët dhe institucionet.

Unë medoj që ky është një mesazh nga SHBA-ja pra pas asaj që bëri ne vendin fqinjë Shqipërinë tash po mbërrin edhe në Kosovë dhe sigurisht unë pres edhe sanksione të tilla që mund të vendosen edhe në të ardhmen,”-tha Rexhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat