Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë lajm ka pasur reagime të shumta.
Visar Berisha, ish këshilltar i ish kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se kush i është bashkëngjitur "listës non grata" të USA.
Ai ka përmendur faktun se Veselinoviçët janë instrumenti para-politik i Vuçiqit për te mbajtur kolonën vertebrale të Listës serbe në komunat veriore të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kush realisht iu bashkëngjitë "listës non grata" të USA?
1. Edhe zogjtë e malit e dinë se Veselinoviçët janë instrumenti para-politik i Vuçiqit për te mbajtur kolonën vertebrale të Listës serbe në komunat veriore të Kosovës;
2. Ata janë infrastruktura e krimit ekonomik binacional në komunat veriore të Kosovës;
3. Veselinoviçet janë terrorizuesit më të ekspozuar ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Për serbët ky është një sinjal për t`iu afruar zgjidhjes kurse për shqiptarët një ankth pasigurie se bukla po shëtitet kësajde!