Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksion Zvonko Veselinoviqit e Milan Radojiçiqit, udhëheqës të bandave kriminale në veri, të lidhur drejtpërdrejt me Beogradin dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, duke qenë se Milan Radojiçiq shquhet për afërsinë me disa politikanë të Republikës së Kosovës, ndër ta edhe anëtarë të ish qeverive të kaluara.
Madje, pati raportime se Milan Radojiçiqit i janë dhënë edhe tenderë nga qeveria e Kosovës.
Lidhur me këtë, ka reaguar Naim Maloku njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka hedhur kritika se Radoiçiqit i janë dhënë para nga buxheti i Kosovës nga ata që thirren në patriotizëm.
“A 61 tender ia paskan dhënë Radojçiqit qeveritë e Kosovës a?
Fol për patriotizëm, Serbi e Rusi e paret e buxhetit Radojçiqit.
Ditën patriot a natën me Serbi!”, ka shkruar Maloku në Facebook.