Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar ashpër pas kërkesës së emisarit të BE-së, Joseph Borell për pranimin e Asociacionit.
Kraki vlerësoi se Bashkimi Evropian ka standard të dyfishtë karshi Kosovës, kur në rastin e Manastrit të Deçanit kërkon respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kurse në rastin e Asociacionit jo.
“Tash ose po bëjmë shtet të së drejtës ose shtet të pazareve politike. Kosova s’ka kohë më për pazare që të ngushëllohet Serbia dhe BE e di mirë këtë punë.
Prandaj qëndrimi i Kosovës rreth Asociacionit etnik serb duhet të jetë i pathyeshëm sepse është plotesisht legjitim”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Standardi i dyfishtë i BE-se…
Nga njëra anë, Kosovës i kërkohet me insistim që ta respektojë vendimin e Gjykatës kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, dhe…
…në anën tjetër, i njejti Bashkim Evropian kërkon që Kosova ta dhunojë vendimin e të njejtës gjykatë ne lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Tash ose po bëjmë shtet të së drejtës ose shtet të pazareve politike. Kosova s’ka kohë më për pazare që të ngushëllohet Serbia dhe BE e di mirë këtë punë.
Prandaj qëndrimi i Kosovës rreth Asociacionit etnik serb duhet të jetë i pathyeshëm sepse është plotesisht legjitim.
Nuk mund të thuhet në premabulë të kushtetues se Kosova është shtet i të gjithëve dhe pastaj me pazare politike të vendoset se disa pjesë të Kosovës janë veç të disave. Edhe roja në deren e Komisionit evropian e di këtë punë lëre më Borelli me shokë.
Pra, s’duhet të pranohet asociacioni. Pikë!