Aliu tregon se çka ndodhë me tenderët e kompanisë RAD, pronarët e së cilës u vendosën në listë të zezë nga ShBA

Aktuale

Aliu tregon se çka ndodhë me tenderët e kompanisë RAD, pronarët e së cilës u vendosën në listë të zezë nga ShBA

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë duke shikuar gjitha mundësitë ligjore për anulimin e tenderit të kompanisë RAD, pronarët e të cilëve janë vendosur në listë të zezë nga SHBA-ja për krim të organizuar.

Aliu tha se kjo kompani vazhdimisht ka marrë tender në institucione publike për mbarëvajtje të rrugëve në veri, pasi nuk ka qenë në asnjë listë të zezë në Kosovë.

Aliu: Po shohim mundësitë ligjore për anulimin e tenderit të kompanisë RAD

Jemi duke u marrë me këtë çështje, pas lajmit që e kemi marrë. Kjo kompani ka marrë tenderë edhe më herët. Nuk ka qenë asnjëherë në listë të zezë, mos me lanë me marrë tenderin këtë kompani, nuk ka pasur mundësi. Ata nuk kanë figuruar në listën e zezë të kompanive të papërgjegjshme. Tash si do të bëhet pjesë e asaj liste të zezë dhe çka do të bëhet me këtë kontratë jemi duke i shikuar mundësitë ligjore që janë dhe po e marrim seriozisht këtë çështje”, tha ai.

SHBA ka vendosur dje sanksione ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri, në mesin e tyre Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq. Kompania RAD me seli në Kosovë pretendohet se është pronë e Radojiçiq. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat