Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, gjatë ditës së sotme ka bërë betimin si asambleist në komunën e Gjilanit.
Ai gjatë betimit të tij, e kishte marrë flamurin e Amerikës, flamur ky i shtetit më mik të kombit tonë.
Kadriu ka publikuar disa fotografi në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë:
Sot bëra betimin si asambleist i Komunës së Gjilanit.
Me vete në betim e pata edhe flamurin e SHBA-ve, flamur i cili mungoi në asamblenë komunale.
Flamuri i shtetit themeltar të Kosovës duhet të kthehet sa më parë në sallën e kuvendit komunal.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/09/auto_265419374_133748282373660_2713711645995780480_n1639065249.jpg)