Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gulener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gunduz.
Njoftimi:
U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/09/auto_ZKP_ZKM_9_12_2021_51639066772.jpg)
U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa.