Leutrim Gashi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur rreth rasteve korruptive në vend.
Ai tha se mundësia më e madhe për raste korruptive qëndron tek personat zyrtarë, qoftë me veprime që bëjnë ose s’bëjnë.
“Si rezultat i kësaj, edhe rastet që paraqiten me kallxime penale me pas me aktakuzë e edhe me aktgjykime është numër i konsiderueshëm””.
“Ne çdo ditë raportojmë raste të korrupsionit dhe në gati në secilën prej ditëve në shtatë gjykatat themelore, zyrtarë të caktuar janë të akuzuar për shkelje të procedurave të prokurimit, konkretisht të tenderimit”, është shprehur Gashi.
Tutje, ai thotë se si IKD në vazhdimësi e kanë kritikuar qasjen që hetimet nuk bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se ka joprofesionalizëm, dhe se sipas tij, kjo vërehet më së shumti kur ndiqen zyrtarë të profilit të lartë.
“Kemi parë shumë raste kur qytetarët kanë parë një veprim të caktuar të korrupsionit dhe ata persona janë liruar ose janë dënuar por dënimet e tyre janë pa rëndësi”, është shprehur Gashi.