Millan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq, bashkë me 11 serbë të tjerë nga Kosova u futen në listën e zezë të SHBA-së nga Departamenti i Thesarit të ShBA-së.
E Milan Radojçiqi, njihet edhe si miku i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Përderisa në media raportohej se Radojçiqi është i dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e Ivanoviqit, ish kryeministri i Kosovës, ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj e priste me plotë kënaqësi në takime midis Prishtinë në zyrën e tij.
Madje ai ishte i gatshëm edhe të punonte me Radojeçiqin dhe e tregonte respektin që kishte për të.
“Unë du me i respektu njerëzit e vendit tim, unë e respektoj Radojeçiqin, jam interesum me punu me ta, jam interesum mos me u ndi të ofendum, as të cenuar, ky vend është edhe i tyre, ata s’kanë pse me mendu nëse se kanë Beogradin çka i gjanë”, kishte thënë Haradinaj pas takimit të kishte pasur me Milan Radojçiqin në zyrën e tij në objektin e Qeverisë.
E sot kur Radoiçiq është futur në listën e zezë të SHBA-së, Haradinaj ka ndryshuar mendim. Ndonëse nuk ka përmendur emra, Haradinaj ka përshëndetur vendimin e SHBA-së.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Ramush Haradinaj.