Vuçiqi ta urdhërojë Radojçiqin të jap dorëheqje, para se Lista serbe të ndalohet me ligj!

Aktuale

Vuçiqi ta urdhërojë Radojçiqin të jap dorëheqje, para se Lista serbe të ndalohet me ligj!

Nga: I. M. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Millan Radojçiqi, nënkryetar i Listës serbe, bos i krimit të organizuar

Shoqata e malazezëve të Kosovës ka reaguar pasi që SHBA-të e futën në listën e zezë Milan Radojçiqin, së bashku me një grup kriminal, duke i kërkuar presidentit të Serbisë, që ta detyrojë atë të jap dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të Listës serbe. Në një komunikatë të kësaj shoqate thuhet se Vuçiqi është themelues i Listës serbe, dhe krijues i karakterit kriminal të Radojçiqit.

Kjo shoqatë pret që institucionet e Kosovës, Radojçiqin dhe të tjerët, përfshirë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Labanin t’i nxjerrin para drejtësisë.

“I bëjmë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si themelues i Listës Serbe, por edhe krijues dhe përkrahës i karakterit dhe veprës së nënkryetarit të saj, Milan Radoiçiqit, ta urdhërojë që të dorëhiqet menjëherë nga të gjitha pozitat dhe anëtarësimi në të. Ne e kërkojmë këtë sepse Radoiçiq është në "listën e zezë" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar transnacional.

Nëse Vuçiq nuk e bën këtë menjëherë, Lista Serbe do të justifikojë epitetin e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale të organizuara në Ballkanin Perëndimor, i cili është nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Serbisë. Me atë rast presim që institucionet kompetente të Kosovës ta ndalojnë përgjithmonë punën e Listës Serbe, ta nxjerrin para drejtësisë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, në mesin e të cilëve pa dyshim është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, i cili është tashmë në listën e të kërkuarve të Interpolit”.

Me respekt
Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës
Slobodan M. Vujiçiq

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat