Hisen Berisha vjen me një kërkesë publike/Ja çfarë kërkon

Aktuale

Hisen Berisha vjen me një kërkesë publike/Ja çfarë kërkon

Nga: M.H. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:57
Hisen Berisha

Deputeti nga radhët e PDK-së dhe njëkohësisht ish-eprori i UÇK-së, Hisen Berisha përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me realizimin e një dokumentari mbi tragjedinë e Reçakut që po thuhet se është falsifikim i historisë.

Sipas tij një teori e tillë po tregon që mohimi i gjenocidit të Serbisë po merr përmasa të rrezikshme për paqe, përcjell “Bota sot”.

Ai fton që në samitin e radhës të “Open Ballkan” në Tiranë të dënohen këto sjellje të rrezikshme.

Postimi i plotë

Stop revizionit të historisë

Angazhimi shtetëror nga ana e Republikës së Serbisë për realizimin e një dokumentari mbi tragjedinë e Reçakut, ku ata pohojnë që masakra e Reçakut qenka falsifikim i historisë, tregon që revizionizmi i historisë nga ana e shtetit serb, krahas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, po merr përmasa të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon. Si ish epror i UÇK-së, dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në vigjilje të samitit të radhës të “Open Balkan” në Tiranë, e ftoj shtetin shqiptar që të dënojë këto sjellje të rrezikshme revizioniste. Revizionizmi i historisë e pengon pajtimin, e pengon dialogun, e pengon bashkëpunimin rajonal si dhe i hap rrugë një konflikti të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat