Me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës dhe të gjithë, pa dallim, duhet të përkushtohen për avancimin e tyre.
“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut
Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dimë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt.
Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qendrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre”, shkruan Krasniqi në Facebook.