Rreth 4 mijë doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë në 24 orët e fundit

Aktuale

Rreth 4 mijë doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë në 24 orët e fundit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 640 mijë e 380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770 mijë e 941  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat