Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj pohimeve të minsitrit serb Aleksandër Vulin për masakrën e Reçakut.
Kamberi thotë se pomihet e tij jamë më pak problematike, por heshtja e Vuçiqit e dëshmon pajtimin me Vulinin.
Ai kërkon nga BE-ja dhe SHBA-ja që të reagojnë dhe të bëjnë presion ndaj Vuçiqit, përcjell gazeta “Bota sot”.
“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, shkruan Kamberi, përcjell gazeta “Bota sot”.