Në një raport të publikuar, Komisioni i Venecias i ka cilësuar të rrezikshme hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar duke thënë deklaratat që kanë dal nga opinioni publik për ndryshimet në sistemin e prokurorial, janë qëllim këqija dhe tendencioze.
Sallahu tha se kanë marr dritë të gjelbër nga Komisioni i Venecias për të vazhduar në fushën e reduktimit dhe të zgjedhjes së prokurorëve të rinj.
“Këtë duhet ta në kontestin historik, ju e dini që Strategjia për Sundimin e Ligjit ka filluar në vitin 2016, kjo strategji që është votuar në Qeveria parashihet reduktimi i prokurorëve, pra kemi miratuar një rekomandim. Po ashtu e kemi pranuar një draft që ende nuk është shndërruar, që përcakton se i jepet drita e gjelbër për reformimin në fushën e reduktimit dhe zgjedhjes së prokurorëve të ri duke i para parë disa specifike prokurorimit. Të gjitha këto deklarata që kanë dal janë të pabazuar, qëllim këqija. Çdo qëndrim tjetër është për të denigruar sistemin”.