Kraki komenton deklaratën e presidentit francez për Ballkanin, kap detajin e rëndësishëm: Çuditërisht...

Aktuale

Kraki komenton deklaratën e presidentit francez për Ballkanin, kap detajin e rëndësishëm: Çuditërisht...

Nga: A.ZH Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:11
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar riangazhim evropian për Ballkanin Perëndimor.

Kraki e ka quajtur lajm të mirë, që Franca dhe Evropa “do ta rikthejnë shikimin drejt Ballkanit”, por sipas tij, çuditërisht as Macron dhe as BE nuk flasin më për ‘integrimin e Ballkanit’ në BE, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, kjo është zhgënjyese.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Qasja e re franceze karshi Ballkanit

Në prag të marrjes se presidencës së BE-së nga Franca, presidenti Macron në një prononcim të gjatë për mediat është ndalë edhe tek Ballkani. Presidenti francez beri thirrje për riangazhim evropian në Ballkan…

«Do ta kemi të pamundur ta ndërtojmë Evropën e paqes për 50 vitet e ardhshme, nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në gjendjen ku është sot. Ky rajon sot po përballet me tensione të reja dhe historia po rikthehet, tragjikja poashtu. [si Evropë] Kemi pra përgjegjësi të veçantë karshi Ballkanit Perëndimor.

[Në Ballkan] na duhet të ndërmarrim politikë të rinagazhimit, por edhe politikë të investimeve për ta ndihmuar integrimin ekonomik të këtij rajoni, për ta trajtuar çështjen e minoriteteve, dhe për të luftuar kundër ndërhyrjeve e manipulimeve përmes të cilave disa fuqi rajonale, përmes Ballkanit, synojnë destabilizimin e Evropës.»

Është lajm i mirë që Franca dhe Evropa e rikthejnë shikimin drejt Ballkanit, por çuditërisht as Macron dhe as BE nuk flasin më për ‘integrimin e Ballkanit’ në BE. Dhe kjo është zhgënjyese. Ka dy vite që fjalët Ballkan dhe Integrim nuk gjenden më bashkë në komunikimet evropiane.

Nejse…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat