Policia e Kosovës e ka arrestuar personin që ka ndaluar një veturë me alarm të rrejshëm të Policisë.
Personi në fjalë është Albion Shabani.
I njëjti është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Veprimi mashtrues i të riut ka ndodhur dje në mbrëmje bë autostradën Pejë-Prishtinë.
Në videon e publikuar mbrëmë shihet se të rinjtë ndalojnë një veturë me targa të Serbisë dhe i prezantohen rrejshëm si policë civilë. Rastin e kanë publikuar në rrjetet sociale në formë tallje.