​Abbott rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë për Kosovën

Aktuale

​Abbott rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë për Kosovën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Glauk Konjufca gjatë takimit me Nicholas Abott

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abott, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për aktualitetin politik dhe bashkëpunimin të ndërsjellë.

Në këtë kuadër u vlerësuan të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike, si dhe u theksua rëndësia e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në këmbimin e praktikave ndërparlamentare.

Konjufca falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e në veçanti Kuvendit dhe trupave të tij përcjellëse. Kryetari i Kuvendit po ashtu mirëpriti vendimin e Qeverisë britanike për emërimin e Stuart Pech si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori Abott rikonfirmoi partneritetin mes dy vendeve dhe vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme ndaj Kosovës në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat