Ditë më parë, Departamenti i Thesarit të SHBA-ve kanë publikuar listën e personave të shpallur “non grata”.
Këtë e ka komentuar analisti politik, Skënder Mulliqi në një postim në Facebook.
Ai ka shkruar se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi do të shpallët “non grata” nga SHBA-ja.
Postimi i plotë:
Amerika shpalli disa persona serb “non grata” për shkak të veprimtarisë të tyre kriminale. Grupet kriminale në veri, bashkëpunuan më pushtetin e Serbisë, dhe dyshohet edhe më disa njerëz më ndikim politikë dhe te biznesit në Kosovë. Kriminelet Veselinoviq dhe Radojqiq, janë drejtuesit kryesor të grupeve kriminale në veri të vendit. Ata kanë organizuar barrikada shumë vjeçare mbi lumin Iber, duke e ndarë veriun nga jugu. Ishin organizator të incidenteve të ndryshme për destabilizim të Kosovës.
Shpërthimet e shpeshta me bomba, rrahjet dhe vrasjet e shqiptarëve në veri, janë vepër e tyre. Këto struktura kriminale paralele nuk u shuan asnjëherë në këtë pjesë të vendit. Të lidhur më qarqet e ngushta politike në Serbi, vepruan lirshëm, duke mbetur të paprekshëm në ligji. Veselinoviq dhe Radojqiqi janë dy të dyshuarit kryesor edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit. Grupet kriminale të Veselinoviqit dhe Radojqiqit u morën më tregti të drogave, shpëlarje parash, kontrabanda më armë etj. Këta ishin të mbrojtur dhe të shpallura si atdhetar serb, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ku thuhet së lidhje më këto grupe kriminale ka edhe vëllai i Vuqiqit. Moti është e ditur së shef i mafisë në rajon është Vuqiqi, i cili ka biografi politike kriminale nga lufta në ish-Jugosllavi.
Zyra për kontroll dhe prejardhje të pasurisë të Ministrisë të Financave të SHBA-ve, Veselinoviqin dhe Radojqiqin dhe grupet e tyre i ka klasifikuar si grupe kriminale, duke i futen në listën e zeze. Sanksionet kundër këtyre individëve në veri të Kosovës, sigurisht së kanë lidhje , dhe do t`i bëhet presion, apo do të shpallin “non grata” edhe presidentin serb Vuqiq. Kjo linjë krimo –politike-biznesore është duke vepruar, për vite të tëra. Veriu i vendit u bë vendi më i përshtatshëm për të gjetur strehë grupet e ndryshme kriminale serbe. Vuçiqi iu ka dalur në mbrojtje hapur Veselinoviqit dhe Radojqiqit.
Të themi për lexuesit të cilët nuk kanë njohuri, së Radojqiqi është nënkryetar i Listës Serbe. Shpallja e tyre si persona “non grata” dhe pritja e arsyeshme për të shpallur edhe Vuqiqin, është lajm i mirë. Protestat të cilat kanë filluar në Serbi dhe zgjedhjet të cilat priten të mbahen në pranverë, janë sinjal së ka mundësi të ndërrimeve të mëdha politike në këtë shtet, duke ardhur në pushtet opozita.
Kjo do të bënte të mundur edhe qetësimin e situatës politike në rajon, të cilën e dëshiron edhe Amerika më aleatet e saj evropian, kur dihet së Vuçiq është duke mbajtur lidhje të ngushta politike më presidentin rus, Vladimir Putin. Ata edhe janë protagonistet kryesor të kërcënimeve më luftë, që po iu bëhen tre shteteve të rajonit, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës .