Detaje/ Kështu ndodhi zënka në Hajvali që përfundoi me vrasjen e Vigan Xhemshitit

Aktuale

Detaje/ Kështu ndodhi zënka në Hajvali që përfundoi me vrasjen e Vigan Xhemshitit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:43
Vigan Xhemshiti

21 vjeçari Vigan Xhemshiti nuk jeton më.

Ai vdiq mbrëmë në spital si pasojë e goditjeve me thikë që mori rreth orës 22:00 në Prishtinë.

Të dyshuar për vrasjen e tij janë dy vëllezërit, Albin dhe Shkumbin Kryeziu. Njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç. Të dy tashmë janë kapur nga Policia e Kosovës.

Sipas versionit që ka dëgjuar nga banorët e lagjës Hajvalia, ku edhe ndodhi vrasja, Albini (16) ishte përleshur fillimisht me Viganin.

Më pas Shkumbini 18 vjeç me të parë se vëllai i tij Albini po përleshej me Viganin, kishte dalë nga autobusi brenda të cilit ndodhej, kishte nxjerr thikën dhe me të kishte goditur tashmë viktimën, 21 vjeçarin, Vigan Xhemshiti.

Sidoqoftë, të dy vëllezërit po mbahen në mbajtje për shkak se siç kupton media një person tjetër, shoku i viktimës, që kishte marrë pjesë në rrahje ka deklaruar para Policisë se edhe Albini (16), përpos Shkumbinit (18) ishte i pajisur me thikë dhe se nuk e di se cili nga këta të dy mund ta ketë qëlluar për vdekje, Viganin.

Ky i fundit varroset sot në fshatin Kukaj prej ora 16:00.

Merret vesh se palët ishin përplasur edhe më herët mes vete.

Gjithçka besohet të ketë nisur për një llaf goje: “Pse po më kqyr”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat