“Boll ngum pallavra, kryeministër dil prej zyrës...”, Rron Gjinovci ka një kërkesë për Albin Kurtin

Aktuale

“Boll ngum pallavra, kryeministër dil prej zyrës...”, Rron Gjinovci ka një kërkesë për Albin Kurtin

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:10
Rron Gjinovci, Albin Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kundërshtuar ashpër ndërprerjet e energjisë elektrike në shumë komuna të Kosovës nga KEDS-i.

Ai ka akuzuar KEDS-in se po e ndal rrymën komplet, për shkak se “po i leverdis të mos e shes rrymën më lirë se që e blen”.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të merret me këtë çështje.

“Kryeministër dil prej zyrës e kthehu prej udhëtimeve. Boll u more me Borellin e Serbinë, hajde flasim për jetën e kosovarëve”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook:

Dy postimet e Gjinovcit në Facebook:

Arsyeja e ndaljes së rrymës nga KEDS-i sot është "mirëmbajtja totale e nënstacionit". Prej 10:00 deri ne ora 18:00, KEDS-i e ka nalë rrymën në qendër të qytetit për arsye të rrejshme, në pikë të dimrit. Për shkak se ju kushton shtrenjtë me ble, KEDS-i po e nal komplet rrymën se ma shumë i leverdisë mos me shit hiç se me shit ma lirë se që e blen. Albin Kurti, nëse nuk merresh ti me ta, ti dhe Qeveria jote jeni në anën e tyre. Boll ngum pallavra.

-----------------------------

KEDS-i kur ka shumë fitim, nuk thonë "mfalni kena bo shumë fitim, po duam do pare me i qitë në buxhet të Kosovës se tepër o kjo", ama kur s'ka fitim vendosë me e nalë rrymën nën pretekstin e rrejshëm të "mirëmbajtjes" së nënstacioneve në pikë të dimrit.

1. Duhet prokuroria, ZRrE, institucionet tjera mbikëqyrëse e hetuse me hetu këtë mashtrim. Kryeministri sot duhet me qenë me media në zyrën e drejtorit të KEDS-it dhe me i kërku atij me furnizu çdo qytetar me rrymë, pa asnjë justifikim.

2. KEDS-i osht i licencum me ofru shërbimim, pra me na pru rrymë nëpër shpija. Nëse s'munët me bo këtë gja duhet me ec prej këtuhit.

3. Qeveria në asnjë mënyrë nuk duhet me nda pare për KEDS-in për sa kohë ajo është kompani private, por duhet me e detyru sipas obligimeve që i ka si kompani me furnizu çdo qytetar me rrymë.

4. Nëse KEDS nuk e ofron këtë shërbim duhet me ia marrë licencën me largu prej këtuhit dhe me themelu një kompani publike të cilës mandej i ndajmë pare të buxhetit meqë kjo po duket zgjidhja e vetme.

Kryeministër dil prej zyrës e kthehu prej udhëtimeve. Boll u more me Borellin e Serbinë, hajde flasim për jetën e kosovarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat