Aktori Jeton Zogiani ka reaguar ndaj kritikuesve ndaj qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është lehtë të “kallet” shteti, derisa ka theksuar se duhet ndalur e menduar, përcjell Bota sot.
Zogiani ka thënë se pajtohet që stafit teknik e mjekëve duhet rritur pagat, ndërsa që kritikon SBASHK-un, pasi thotë se për këto 2 vite më shumë kanë pushuar se punuar.
Ai ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të lihet të punojë, pasi ka shumë gjëra dhe mos t’i bien në qafë.
Postimi I tij I plotë:
Me e kallë shtetin nuk është zor!
Me u ndal pak e me fiqiru, është më mirë.
SBASHK-u në grevë, saber vëllezër e motra se krejt bëhen, më shumë keni pushu se që keni punu për këto 2 vite, pa fajin e juaj.
Pajtohem, stafit teknik dhe mjekëve duhet të ju rriten pagat. Bëjnë shumë punë.
Që 1 vit është kjo qeveri, mos i bini në qafë, të shkojmë si me rend, andej dialogu, llugë në katër anët!
SABER, mos t’i japim yrysh, lëreni njerin le të punon. Cfarë shoqnie jemi, ne dimë me ta hump udhën n’oborr.