​“Aktiv”, organizata që synon të thellojë bashkëpunimin etnik në Kosovë

Aktuale

​“Aktiv”, organizata që synon të thellojë bashkëpunimin etnik në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Miodrag Miliq

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe forcimi i bashkëpunimit ndëretnik janë vetëm dy prej çështjeve që kanë qenë në fokus të angazhimit 12-vjeçar të organizatës “Aktiv”. Me hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Beograd, organizata nuk është e përqendruar vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës dhe rreth komunitetit serb, por është e përfshirë edhe në projekte dhe bashkëpunim rajonal.

Miodrag Miliq, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, tha se “Aktiv” është zgjeruar, dhe se qëllimi i kësaj organizate është thellimi i bashkëpunimit ndëretnik me komunitetin shumicë shqiptar, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera pakicë që jetojnë në Kosovë.

Miliq: ‘Aktiv’ në fakt është zgjeruar dhe ka zgjeruar gamën e punës së saj në Prishtinë

“‘Aktiv’ në fakt është zgjeruar dhe ka zgjeruar gamën e punës së saj në Prishtinë, ku kemi hapur një nën zyre të vogël së fundmi. Gjatë këtij viti kemi hapur një nën zyre të vogël edhe në Beograd. Dhe ajo që është po aq shumë e rëndësishme është që në fakt të përpiqemi të arrijmë në institucionet më të larta, në nivel qendror, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, por pa harruar pse në fakt e kemi filluar punën tonë. Para së gjithash, kjo është në interes të komunitetit serb në Kosovë, dhe do të thosha se kjo është një përpjekje shtesë që po e bëjmë dhe jo vetëm ne, por ne tani po flasim nga këndvështrimi i organizatës sonë, që në fakt është thellimi i bashkëpunimit ndëretnik me komunitetin shumicë shqiptar, duke përfshirë natyrisht, edhe komunitetet e tjera pakicë që jetojnë sot në Kosovë”, tha Miodrag Miliq.

Miliq shton se ka nevojë që të punohet shumë për të thyer stereotipat që eksitojnë mes komuniteteve në Kosovë. Ai thekson mungesën e vazhdimësisë së bashkëpunimit me institucionet në Prishtinë e Beograd. 

Miliq: Duhet përpjekje për të thyer stereotipat 

“Para së gjithash, ka pasur një nevojë të madhe për të ndërhyrë në atë nivel kur bëhet fjalë për komunitetet, dhe nga ky këndvështrim duhet të pranoj se nuk është e lehtë të thyhen këto stereotipe dhe thjesht të fillohet një lloj më i gjerë bashkëpunimi me komunitetin shumicë shqiptar. Natyrisht që është sfidë jo vetëm për shoqërinë kosovare, por për të gjitha shoqëritë multietnike, por ajo që na shqetëson neve personalisht është mungesa e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe konsistent me institucionet qendrore në Prishtinë, por duhet ta pranoj, edhe në Beograd”, vijoi Miliq.

Mungesën e këtij bashkëpunimi, Miliq e lidh me faktin e ndërrimit të shpeshtë të Qeverive në Kosovën e pas pavarësisë. 

Miliq: Mungesa e bashkëpunimit e lidhur me jostabilitetin politik 

“Nuk është vetëm çështja e të drejtave gjuhësore të një komuniteti, por në thelb është një problem shumë më i thellë që ka ndikim në të gjitha segmentet e komunitetit serb brenda Kosovës. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të përmendet njëlloj jostabiliteti politik që e përcjell Kosovën për rreth dhjetë vite, dhe këtu është absolutisht e pamundur të arrihet një siç theksova bashkëpunim i tillë konsistent me institucionet në nivelin qendror, pikërisht për shkak të këtij rotacioni të shpejtë të shkaktuar nga paqëndrueshmëria politike me faktorë kyç në nivelin qendror. Përfundimi i gjithë kësaj është vendosja e vazhdueshme e kontakteve të reja dhe sqarimeve të pafundme për disa politikëbërës kyç në nivel qendror ku është i domosdoshëm intervenim dhe pse është i rëndësishëm dhe çfarë prodhon në afat të gjatë në formën e efekteve pozitive për shoqërinë kosovare”, thekson Miliq.

Sipas tij, dy deklarata të papërgjegjshme nga Kosova dhe Serbia e çojnë të gjithë punën poshtë brenda natës.

Miliq: Deklaratat e papërgjegjshme e çojnë poshtë të gjithë angazhimin 

"Një element tjetër po aq i rëndësishëm është retorika e mprehur e të ashtuquajturës retorikë nxitëse që vjen nga mjedisi politik si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe nga ajo ana çfarëdo që bëjnë dhe çfarëdo rezultati arrijnë në terren, disi dy deklarata të papërgjegjshme gjatë natës mund të bëjnë që e gjithë puna të bjerë në ujë ose në një farë mënyre të jet nën hije dhe të mbetet diku në planin e dytë në krahasim me ato deklarata. Pse po e përmend këtë? Ky është një segment shumë i rëndësishëm i jetës sonë në përgjithësi, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare kjo është ajo retorika nxitëse e cila fuqishëm në ndikon në ndarjen e thellë brenda shoqërisë kosovare në vija etnike. Kjo është diçka e cilat duhet të tejkalohet në çka ne si organizatë prej shumë vitesh po mundohemi të tregojmë në thelb të problemit i cili në praktik sjellë deri te një ndarje e në praktikë çon në një ndarje të thellë të stereotipeve të forta të cilat edhe njeri dhe tjetri komunitet i kanë me njëri-tjetrin”, ka theksuar Miliq, duke iu referuar përgjigjes së mëparshme.

OJQ “Aktiv” aktualisht është duke punuar në një projekt që ka të bëjë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjegjësisht projektet që kanë të bëjnë me pajtimin e komuniteteve me respektim të plotë të të drejtave të njeriut, të cilat janë prioritet absolut i tyre.

Me hapjen e zyrave të cekura, qëllimi i “Aktiva-s” është para së gjithash konsolidimi brenda organizatave dhe arritja deri në nivelet më të larta të qeverisjes dhe politikëbërësve vetëm me një synim, që çështjet të cilat janë me rëndësi të veçantë për komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshumicë, të kanalizohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, kanaleve me institucionet qendrore dhe lokale si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ku bashkësia ndërkombëtare është një faktor i domosdoshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat