(E plotësuar 22:00) - Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agim Kormehaj ka bërë të ditur se Prokurorja e rastit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan ka dorëzuar kërkesën për 48 orë ndalim për tre personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është lëshuar vendimi lidhur me këtë çështje.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe dorëzimi i kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për dhënien e masës së sigurisë për të pandehurit.
“Tre persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan. Unë jam Agim Kormehaj kryeprokuror në Pejë dhe pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prourorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve. Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ajo që ne zotërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tha Prokurori.
Prokuroria e konfirmon: Tre persona janë arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Lajmi është bërë i ditur përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit.
“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.
“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, potencoi Kurtmehaj.
Më 26 nëntor në sulmin ndaj një autobusi të linjës Gjakovë-Deçan mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi.
***
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Zyra e Informimit të Prokurorisë.
Por nuk është bërë e ditur arsyeja.
“Konferencë e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.