(E plotësuar 20:37) - Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.
Media mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet, po ashtu, njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.
Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të medias dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.
***
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Është zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.