Arrestimi i 3 të dyshuarve për tragjedinë në Gllogjan, vjen reagimi i Haradinajt

Aktuale

Arrestimi i 3 të dyshuarve për tragjedinë në Gllogjan, vjen reagimi i Haradinajt

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Ramush Haradinaj në Gllogjan

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se Policia ka arrestuar tre persona, që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Kapjen e tyre e ka përshëndetur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se arrestimi i të dyshuarve për vrasjet, është mesazh që askush nuk mund të fshihet pas krimit.

Reagimi i Haradinajt në Facebook:

Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.

Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshihet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat