Reagon Haradinaj pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan

Aktuale

Reagon Haradinaj pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Ramush Haradinaj

Kryeyari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konferencës për media nga Prokuroria e Shtetit ku u njoftua se janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Tutje Haradinaj ka përgëzuar organet e drejtësisë për punën e tyre.

Përshëndes kapjen e të dyshuarve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat