Një prej të arrestuarve për tragjedinë në Gllogjan punon si zyrtar i Gjykatës në Deçan?

Aktuale

Një prej të arrestuarve për tragjedinë në Gllogjan punon si zyrtar i Gjykatës në Deçan?

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Malsor Mehmetaj

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar tre persona, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik e Malsor Mehmetaj, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, e cila ndodhi më 26 nëntor të këtij viti.

Motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Në llogarinë në rrjetin social Facebook të Malsor Mehmetajt ka shënuar se ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Pejë që nga 24 April 2018.

Image
Profili i Mehmetajt në Facebook

Tre të dyshuarit pritet që të dielën të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë, derisa policia është në kërkim edhe të një personi tjetër lidhur me këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat