Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Nga: A.ZH Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:58
Pamje nga QKUK

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me Koronavirus.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë shërurar 10 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH-së:

12 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892.

Në total numri i rasteve aktive është 321.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat