Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata merr vendimin për të arrestuarit

Aktuale

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata merr vendimin për të arrestuarit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
Autobusi ku u vranë tre persona në Gllogjan

(E plotësuar 19:03) - Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”, të cilët u ndaluan lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pasë parasysh dënueshmërinë e lartë të veprës penale, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pasë parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njëjtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitarë osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me këtë të pamundësojnë zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Të pandehuve H.M, KM dhe M.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

***

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se në seancën e sotme dëgjimore për vrasjen e tre personave dhe lëndimin e një tjetri në fshatin Gllogjan të Deçanit, prokurorja e rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar.

“Prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit dhe këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai para mediave.

Nikçi tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.

***

Forca të shtuara të Njësisë Speciale janë parë para Gjykatës Themelore në Pejë, pak para se të nisë seanca e parë dëgjimore ndaj tre të arrestuarve nën dyshimet për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Seanca dëgjimore do të fillojë nga ora 16:00.

Në këtë seancë dëgjimore pritet të caktohet masa e paraburgimit për tre të pandehurit.

Pamjet:

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat