Avokati Koci flet për krimin në Gllogjan

Aktuale

Avokati Koci flet për krimin në Gllogjan

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:47
Arianit Koci

Rreth procesit të hetimit për rastin në Gllogjan ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës ka folur avokati Arianit Koci.

Ai ka thënë se, në publik kanë rrjedhur informata të ndjeshme dhe se ky është joprofesionalizëm.

“Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik - ka kohë.

Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.

Ashtu ndodhi!

Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

Dhe kjo, nuk është hera e parë.

Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

Prandaj, në këtë rast - çdo informatë - zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.

P.s.

Informata dhe analiza, kanë dallim.

E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat