“Presidentja Osmani ua preu krahët bandave kriminale serbe në Veri”/ Ky është paralajmërimi për Serbinë

Aktuale

“Presidentja Osmani ua preu krahët bandave kriminale serbe në Veri”/ Ky është paralajmërimi për Serbinë

Nga: M.H. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Profesori Sulejman Mehazi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me vizitën e presidentes Osmani në SHBA.

Sipas tij vizita e presidentes Osmani në SHBA iu dha mesazh bandave kriminele serbe në Veri, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ai shton që shkuarja e kryeministrit Albin Kurtit, në SHBA, pas Vitit të Ri, do shpëtojë Kosovën nga asociacionet e Vuçiqit në Kosovë.

Me shkuarjen e Vjosa Osmanit në SHBA, Kosova me presidentin Bideni, mposhtën Veriun e Kosovës, shkruan tutje profesori.

Shkrimi i plotë

Shkuarja e presidentes, Vjosa Osmani, në SHBA, ua hoqi mundësinë krahët bandave kriminele serbe në Veri.

Ja shembull konkret se çështë autoriteti, një e shkuar e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në SHBA, kriminelëve serbë të Vuçiqit në Veri, ju thahen krahët e ju priten duart e korrupsioneve të cilët në bashkëpunim me qeveritë e mëparshme të Prontove kanë mbajtur peng Veriun e Kosovës.

Shkuarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në SHBA shpëtoi Veriun nga serbët kriminelë të Kosovës, kurse shkuarja e kryeministrit Albin Kurtit në SHBA, pas Vitit të Ri, do shpëtojë Kosovën nga asociacionet e Vuçiqit në Kosovë.

Me shkuarjen e Vjosa Osmanit në SHBA, Kosova me presidentin Bideni, mposhtën Veriun e Kosovës nga kriminelët serbë, kurse me shkuarjen e Albin Kurtit në SHBA, me presidentin Joe Biden, do mposhtet Vuçiqi e qeveria e tij përballë Kosovës e Albin Kurtit.

@S.Mehazi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat