​Kreu i FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant

Aktuale

​Kreu i FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:37
Bashkim Jasha

Në mbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media pranë Presidencës.

Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant i FSK-së më 30 nëntor.

Kjo pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat