Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari merr gradën gjenerallejtënant

Aktuale

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari merr gradën gjenerallejtënant

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 07:33
​Bashkim Jashari dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 11:26) - Komandanti i FSK-së merr gradën gjenerallejtënant

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Image
Pamje nga ceremonia

Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjenerallejtënanti është graduar në gradën më të lartë në Republikën e Kosovës.

Osmani: Kjo gradë bartë një detyrim të madh

"Komandanti i FSK-së, Bashim Jashari sot është graduar në gradën më të lartë në Republikën e Kosovës. Kjo gradë bartë një detyrim të madh dhe jam e bindur si presidente, së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim që me aftësinë tuaj do ta udhëhiqeni me nder krenari , respekt dhe integritet një forcë e cila është ndërtuar me sakrificë të madhe të popullit tonë. Nami i familjes suaj, familjes legjendare Jashari, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë për lirinë e vendit tonë, uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë profesionale që e keni ndërtuar bashkë me stafin ndërkombëtar sipas standardeve të NATO-s, besimin që ne këtu në presidencë, Qeveria e Kosovës, si dhe nënat dhe baballarët e burrave dhe grave në uniformë që ju komandoni, bëjnë që keni pritshmëri të mëdha por po ashtu edhe ju të keni përgjegjësi të madhe", shtoi Osmani-Sadriu.

Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

Gradohet komandanti i FSK-së Bashkim Jashari

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneralejtënanti është graduar në gradën më të lartë.

"Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente dhe qeverinë dhe jam e bindur që do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder. Nami i familjes suaj që ranë për lirinë e vendit tonë, besimi juaj në presidencë dhe qeverisë, bëjnë që keni një detyrë të madhe", shtoi Osmani-Sadriu.

Image
Gradohet komandanti i FSK-së Bashkim Jashari

Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

***

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni e ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.

​Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant

Image
​Bashkim Jashari dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradon sot kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka emëruar Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat